Një muaj paraburgim për gruan që dyshohet se vrau burrin e saj në Francë
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 08 October 2018
Një muaj paraburgim për Suzana Zogianin.
Ky është vendimi që ka marrë Gjykata Themelorë në Prishtinë për Zogianin e cila dyshohet se kohë më parë në Francë ka vrarë bashkëshortin e saj A.S duke e goditur me sëpatë në regjionin e kokës.
Në komunikatë thuhet se masa e paraburgimit do të zgjasë deri me 5nëntor 2018, shkruan gazeta inFokus.
“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës Suzana Zogiani për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë nga neni 179 par.1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të pandehurës Suzana Zogiani i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt. 05.10.2018 deri me dt. 05.11.2018”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.
Gjithashtu në komunikatën e Gjykatës thuhet se masa e paraburgimit është adekuate duke marrë parasysh rrezikun që mund të tregoj nëse e dyshuara gjendet në liri.
“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës S.Z-S është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprës penale dhe dënimin e paraparë për këtë vepër penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale dhe karakteristikat e saj personale, të cilat tregojnë rrezikun se e pandehura po të gjendet në liri mund të arratiset, pasi që për të njëjtën është lëshuar fletë arrest ndërkombëtarë. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.”, përfundon komunikata e Gjykatës.
Kujtojmë që Suzana Zogiani është arrestuar më 5 tetor në Prishtinës nën dyshimin që kohë më parë ka vrarë bashkëshortin e saj në Francë./Gazeta inFokus
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...