Lajme

Një muaj nga vrasja e Ermal Kamberajt, dorasi akoma në arrati

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 06 June 2017

Dje u bënë një muaj që kur i riu, Ermal Kamberaj, u qëllua për vdekje në vendin e punës. Ndërkohë, i dyshuari i vetëm për vrasjen e tij vazhdon të jetë në arrati.

Kështu kanë thënë për Metro brenda Policisë së Kosovës. Ata kanë sqaruar se janë në kërkim të autorit, por që ende nuk kanë gjurmë të tij.

‘Ende nuk kemi gjurmë. Dorasi është në arrati’, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

-Advertisement-

E të pyetur se a kanë ndonjë pistë të qartë të hetimit, dhe se a dyshojnë se i dyshuari mund të jetë larguar nga Kosova, Policia nuk ka pasur informacion.

Po ashtu, Metro mëson se kërkimi ndaj të dyshuarit për vrasjen e Kamberajt as që po përmendet.

‘Nuk ka asnjë të dhënë të re. S’po e përmend kërkush bile’, kanë thënë burime brenda Policisë.

Sadik Bajrami, ndërkohë, është i kërkuari i vetëm nga Policia lidhur me rastin. Ai kishte ndërruar emrin nga Arton në Sadik. E po ashtu për të, Metro raportoi se ka pasur të kaluar kriminale, për çka kishte vuajtur dënimin prej 5 vitesh burg në Zvicër, e më pas ishte dëbuar.

Ndryshe, Ermal Kamberaj u qëllua natën e 5 majit në lokalin ‘Check In’ ku punonte si menaxher. Ai u qëllua me tre plumba në pjesën e djathtë të gjoksit, të cilat i shkaktuan plagë që nuk mundi t’u mbijetoi. Ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera