Lajme

“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 26 September 2024

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetur sot në lidhje me bisedën e saj me Milan Radoiçiqin.

Ajo tha se biseda me Radoiçiqin është zhvilluar pas insistimit të Sllavko Simiq, nënkryetarit të Listës Serbe.

Kusari-Lila thotë se nuk ka kërkuar nga asnjëherë miratim nga ai për çështjet që janë diskutuar.

-Advertisement-

“Asnjëherë nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Radoiçiq, as nuk i kam kërkuar, as nuk e kam synuar të marrim prej tipi çfarëdo miratimi për çështje që janë diskutuar, ka qenë insistimi në komunikim i nënkryetarit Simiq medoemos ta thërrasë Milan Radoiiçiq për të konfirmuar që nuk do të ketë probleme në një proces i cili kishte të bënte me zbatimin e marrëveshjes së energjisë, ai komunikim ka ndodhur këtu, kur e ka nxjerrë telefonin dhe me insistimin e tij e ka thirr dhe pastaj si është përdor kur është publikuar biseda me Sllavko Simiq janë bërë tema, këputje të disa bisedave që Sllavko i ka incizuar të gjitha, ka qenë shkelje e ligjit mbi privatësinë por pastaj i janë dhënë konotacione politike”, tha ajo në intervistën për Ditari Kosova në A2 CNN.

Sipas Kusari-Lilës, ky ka qenë një skenar i përgatitur nga Lista Serbe dhe më pas opozita në Kosovë e përdori për të krijuar mendim se Lëvizja Vetëvendosje bashkëpunon me Listën Serbe.

Ajo tha se edhe vetë ishte kërcënuar nga Milan Radoiçiq në qershor të vitit 2022.

“Në qershor të vitit 2022 në një bisede të fundit me Simiq në zyrën time, pasi ka lexuar një letër që ka qenë kërcënuese në një farë forme nga Milan Radoiçiq e kam nxjerrë jashtë dhe aty kam përfunduar komunikimin, asnjë komunikim tjetër, as për çështje tjetër nuk kam pasur”, tha Kusari-Lila në A2 CNN.

Biseda ishte zhvilluar në kohën kur Milan Radoiçiqi ishte përfshirë në Listën e Zezë.

Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radoiçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera