Rozë

Një lajm i mrekullueshëm vjen nga familja e Sinan Vllasaliut

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 09 July 2017

Muaji Maj i 2016-tës për familjen e këngëtarit Sinan Vllasaliu gjithmonë do mbetet i veçantë.

Ishte ky muaj që solli një anëtar të ri në familje, me nipin, Janin i cili erdhi në këtë botë për të ndryshuar në çdo dimension jetën e gjithë anëtarëve të familjes.

Se ndjesia e të qenurit gjysh është e veçantë, këtë nuk ka ngurruar ta thotë as vetë Sinani në secilën intervistë përgjatë një viti e pak. E duket se një ndjesi të tillë, shumë shpejt, këngëtari i mirënjohur do ta përjetoj sërish.

-Advertisement-

Vajza e këngëtarit, Edona është shtatzënë dhe këtë e ka konfirmuar vetë ajo kur u kontaktua nga portali Prive.al. Momentalisht, na mbetet të shpresojmë për një shtatzëni të mbarë për Edonën e cila brenda pak muajsh, do ta bëj Janin me një vëlla ose motër. Urime familjes! /Prive

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera