Ekonomi

Një kilometër rrugë në Gjakovë mirëmbahet për 2.284 euro, në Mitrovicë 7.932 euro

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 20 June 2017

Zyra Kombëtare e Auditimit po ashtu ka gjetur edhe shumë shkelje në tenderët për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve në ministrinë ë Infrastrukturës (MI), e cila drejtohet nga Lutfi Zharku, raporton infokusi.com.

Sipas auditorit kostoja mesatare e mirëmbajtjes për kilometër gjatësi në MI për kontratat e vitit 2013 ishte 5.334 euro, sipas ZKA-së, kësaj duhet shtuar edhe kostoja prej afro 1.1 milion euro për kripë, e cila e rrit koston mesatare në 5.905 euro për kilometër.

Sipas ZKA-së kostoja mesatare për një kilometër në  “Prishtina A” ka qenë 6929 euro, në “Prishtina B” ka qenë 6881 euro, në Pejë 3573 euro, në Ferizaj 6176 euro, në Prizren 3691 euro, në Gjilan 6536 euro, në Gjakovë 2284 euro, në “Mitrovica A” 7932 euro, “Mitrovica B” 6098 euro, raporton infokusi.com.

-Advertisement-

“Tabela më sipër vë në pah dallime të mëdha në kosto për kilometër; kosto më e ulët në Gjakovë, 2.284 €/km, ndërsa më e lartë në ‘Mitrovicë A’, me 7.932 €/km, afërsisht 250% më e lartë. Për dallim nga MI-ja në Kontratat e Mirëmbajtjes Dimërore (MD) Komuna e Prishtinës (KP) kishte specifikuar edhe gjerësinë e rrugëve.

Megjithatë, KP-ja për Kontratën e Mirëmbajtjes Verore për sanimin e gropave nuk e kishte specifikuar gjatësinë e rrugëve. Në KP kostoja vjetore për MD për gjithsej 184 km rrugë, me gjerësi mesatare prej 10 metrash, ishte 1.758€. Kosto e katër llojeve të kontratës së MD-së sillej prej 1.314 € deri në 2.335 €/km.

Në një rast në KP për kontratën “Sanimi i gropave për vitin 2013” kemi identifikuar një mbi pagesë në vlerë prej 10.644 €. Pozicionet 2.1 dhe 2.2 të Kontratës për Sanimin e Gropave ishin kontraktuar me çmim prej 2 €, përkatësisht 1€/njësi, ndërsa ishin paguar me 5 €/njësi si pasojë e gabimit të menaxherit të kontratës.

Në fazën e komentimit të draftit të këtij raporti KP-ja ka ofruar dëshmi se është kontaktuar OE-ja, të cilit i është paguar kjo shumë dhe se është kërkuar që shuma e mbi paguar të kthehet në llogari të KP-së, të cilës kërkesë OE-ja i është përgjigjur pozitivisht”, thuhet në raportin e ZKA-së./Infokusi.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera