Auto&Tech

Një javë e keqe – Apple paralajmëron të gjithë blerësit e modeleve iPhone 11

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 30 September 2019

Apple nuk ka pasur një javë të mirë. Debutimi i iOS 13 ka qenë një lëmsh sigurie dhe përditësimet e nxitura për të adresuar problemet e tij nuk kanë rezultuar më mirë.

Miliona iPhone u hakuan, ndërsa disenji i ri radikal i iPhone 2020 u publikua, e nga ana tjetë Apple po përpiqej të joshte përdoruesit drejt modeleve të sapoprezantuara.

Dhe tashmë vjen një paralajmërim i Applet, i cili do të prekë miliona përdorues të iPhonet.

-Advertisement-

Apple ka publikuar një dokument suporti i quajtur “About genuine iPhone displays” dhe paralajmëron blerësit e iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max duke i paralajmëruar të mos dërgojnë telefonët për të riparuar tek një teknik i paautorizuar nëse u dëmtohen.

Kjo lëvizje e Apple mund të rezultojë me dëme të mëdha financiare. Duke shpjeguar vendimin Apple thotë se ekrani i iPhone është krijuar rreth sistemit operativ iOS për performancë dhe cilësi maksimale. Një ekran jo nga Apple mund të shkaktojë probleme të performancës dhe kompabilitetit.

Problemet variojnë nga ngjyrat, shkëlqimi deri tek konsumi i baterisë.

Me pak fjalë iPhone juaj do të arrijë të kuptojë kur një teknik i paautorizuar e riparon me një njoftim në ekran.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera