Një i vdekur dhe nëntë të plagosur në një festë Halloweeni në Texarkana të Teksasit
Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 31 October 2021
Të paktën nëntë persona u plagosën dhe një burrë vdiq në një festë të Halloween në Texarkana, Teksas, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një qendër ngjarjesh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Policisë Texarkana, në një deklaratë në Facebook, tha, “Oficerët iu përgjigjën disa raportimeve për të shtëna në vendin e festës në bllokun 2300 të Texas Blvd. në orën 11:56 të së shtunës mbrëma”.
“Kur arritën atje, ata hasën në një numër të madh njerëzish që vraponin nga ndërtesa dhe disa brenda të cilët vuanin nga plagët me armë zjarri”.
Një 20-vjeçar u deklarua i vdekur në një nga spitalet. Emri i tij ende nuk është bërë i ditur.
Policia ka thënë se lëndimet e nëntë personave të tjerë nuk duket të jenë në rrezik për jetën.
Sipas policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të panjohur.
“Detektivët po hetojnë dhe intervistojnë viktimat dhe dëshmitarët. Vlerësohet se ka pasur të paktën nja dyqind persona në vend kur ndodhën të shtënat”, tha policia.
Motivi i të shtënave mbetet i panjohur. Megjithatë, hetimet paraprake konkludojnë se të shtënat mund të kenë qenë rezultat i një lloj përplasjeje mes disa prej pjesëmarrësve në festë.
Të tjera
-
Kurti reagon pas duelit të Distrias: Rezultat që konfirmon se Kosova mbetet Shtet i Xhudos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas finales së Distria Krasniq...
-
Distria Krasniqi: Fokusi i madh në gjysmëfinale ndikoi në finale
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka thënë se fokusimi i saj në gjysmëfinal...
-
Suspendohen dy zyrtarë policorë në Pejë, tentuan ta lirojnë një të arrestuar
Dy zyrtarë policorë në Pejë janë suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Po...
-
Ministri Peci shkon te Liqeni i Ujmanit, thotë se askund s’rrezitë dielli si aty
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të dielën e ka shënuar me vizitë në Liqenin...
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Qytetarët po përballen me pritje deri në dy orë për të hyrë në Kosovë nëpërmj...
-
Osmani për fitoren e Disit: Me të artën, drejt së artës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kalimit të xhudistes Distr...
-
Lufta për medaljen e artë, Distria Krasniqi mëson kundërshtaren finaliste
Distria Krasniqi ka arritur që t’ia sigurojë Kosovës një medalje olimpike. K...
-
Distria Krasniqi ia siguron Kosovës një medalje, kualifikohet në finale
Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e madhe të...
-
Konsultimet për zgjedhje, KQZ: Përgatitjet i nisim pasi të caktohet data
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar per datën 31 korrik kryetarët...
-
Dosja e Prokurorisë ndaj 23 të akuzuarve për mashtrim me “Call Center”: 4 milionë euro dëmi i pretenduar nga të dëmtuarit
Dosja e Prokurorisë për 23 të akuzuarit për mashtrim me “Call-Center”, tregon...
-
Elisa Spiropali do jetë kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka propozuar Elisa Spiropalin si drejtuese të Parlament...
-
Osmani pas fitoreve të Distrisë: Sigurt drejt të artës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është shprehur tejet e gëzuar pas kalimit...