Lajme

Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident trafiku në Veternik

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 04 November 2023

Një person ka humbur jetën, ndërsa katër tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht në Veternik.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje”, tha ajo për Telegrafin.

-Advertisement-

Ahmeti bëri të ditur se “si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk  ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur”.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera