Lajme

Një i vdekur dhe 51 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Autori: Ermirë Berisha 15:10 | 16 March 2022

Në 24 orët e fundit është raportuar 1 rast i vdekjes dhe 51 raste të reja me virusin Covid-19, shkruan Gazeta inFokus

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shëruar 49 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.207.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

-Advertisement-

Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.408 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.715 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.799 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.028 testime, 51 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.207.

Në total numri i rasteve aktive është 634.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera