Lajme

“Një i lënduạr” – Policia jep detaje për gjuajtjen me ạrmë në qendër të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 27 August 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e armatosur që ndodhi para rreth një ore në Prishtinë.

Policia ka treguar se është njoftuar për gjuajtje me armë rreth orës 22:40, përderisa kanë konfirmuar se nga arma e zjarrit është lënduar një person.

“Sot rreth orës 22:40, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Maliq Pashë Gjinovci’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani është arrestuar një person i dyshuar”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera