Lajme

Një i lënduar në aksidentin mes katër veturave në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 17 August 2024

Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur në Vitomeric të Pejës, ku një person është lënduar.

Lajmin për media  ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:10, në Vitomeric ka ndodhur një aksident, ku kanë qenë të përfshirë katër vetura. Një person është lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet kompetente”, tha Gashi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera