Lajme

Një grua vodhi një revole në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 30 March 2022

Një person ka njoftuar policinë se nja grua ka hapur me forcë dhomën e fjetjes së tij dhe nga aty ka vjedhur revolen me 15 fishekë.

Më pas revolën ia ka dhënë të dyshuarit mashkull.

Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar, më pas janë liruar.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare ka hapur me forcë derën e dhomës së fjetjes dhe kishte vjedhur një revole me 15 fishek dhe më pas i kishte dhënë të dyshuarit mashkull kosovar. Të dyshuarit janë arrestuar edhe pistoleta me municion është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera