Sport

Një grua vendos për 22 burra që vrapojnë pas një topi [Foto]

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 11 September 2017

Politikat e barazisë gjinore Gjermania i merr seriozisht dhe nuk ngelin asnjëherë në letër. Për ta përforcuar këtë shembulli mbërrin nga një “sport” mashkullor, siç është futbolli.

Ndeshja mes Hertës së Berlinit dhe Werder Bremenit, e vlefshme për kampionatin elitar gjerman ishte në dorë të një gruaje.

Bibiana Steinhaus bëhet e para grua që drejton një takim në kategorinë e parë gjermane, duke vendosur 10 shtatorin në histori, jo vetëm për futbollin gjerman, por për mbarë atë botëror.

-Advertisement-

38-vjeçarja ka një përvojë të gjatë në arbitrim dhe ka drejtuar mjaft ndeshje në kategorinë e dytë gjermane, ndërkohë që është edhe një ndër gjyqtaret më të vlerësuara nga FIFA e UEFA që i kanë besuar ndeshje të rëndësishme të futbollit për femra.

Sa për informacion, ndeshja mes Hertës dhe Verderit u mbyll në barazim 1-1.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera