Lajme

Një grua gjen dy granata dorë në oborrin e shtëpisë në Graçanicë

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 24 March 2022

Një grua ka raportuar në polici se ka hasur në dy granata të pashpërthyera në oborrin e shtëpisë së saj.

Njësitet policore e kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

-Advertisement-

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së saj ka hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera, granata dore. Njësitë relevante të policisë kanë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival

Të tjera