Lajme

Një grua e vdekur dhe dy të rijnë të lënduar pas një aksidenti në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 27 December 2021

Një grua ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur sot në Ferizaj.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë, shoferi ka humbur kontrollin mbi automjet duke kaluar anën e kundërt të drejtimit të lëvizjes ku pastaj ka goditur një shtyllë elektrike të betonit.

Viktima është një grua rreth moshës 36 vjeçare, ndërsa të lënduar kanë mbetur një 18 dhe 20 vjeçar.
Njoftimi i plotë i policisë:

-Advertisement-

Sot, rreth orës 12:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se është një aksident komunikacioni në dalje të fshatit Talinofc i Muhaxherëve në Ferizaj .

Aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ndodhur, derisa një automjet civil i udhëtarëve Opel me targa vendore ishte duke lëvizur në rrugën lokale nga Ferizaj në drejtim të fshatit Sazli dhe posa arrin në dalje të fshatit Talinovc i Muhaxherëve , për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë ( mot me shi) shoferi e humb kontrollin mbi automjet dhe kalon në anën e kundërt të drejtimit të lëvizjes dhe godet një shtyllë elektrike të betonit.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën personi me inicialet K.G (F/K) e moshës afërsisht 36 vjeçare, që ishte pasagjere në automjet, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt në vendin e ngjarjes. Ndërsa, lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit me inicialet A.G ( M/K) i moshës 18 vjeçar dhe një pasagjerë tjetër me inicialet L.G (M/K) i moshës 20 vjeçar.

Të njëjtit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku dhe po trajtohen . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë nga stacioni policor i Ferizajt, Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor, Brigada e Zjarrëfikësve nga Ferizaj dhe auto-ambulanca e spitalit rajonal të Ferizajt.

Gjithashtu në vendin e aksidentit ka dalur edhe Prokurori nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe me vendim të tij, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera