Një grua dhe shumë të dashura, historitë e trazuara të Maradonës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus
14:00 | 26 November 2020
Hero i padiskutueshëm në fushën e futbollit, Diego Armando Maradona gjithashtu shënoi “gola” edhe në zemrat e e disa grave.
Jeta e tij private ka qenë e trazuar të paktën, midis grave, të dashurave dhe flirteve të vërteta dhe të pretenduara.
Nga martesa me Claudia Villafanen, te historia me Cristiana Sinagran, nga marrëdhënia me Valeria Sabalain, te ajo me Veronica Ojeda, “Pibe de Or” ka qenë gjithmonë protagonist i kolonave të thashethemeve, si dhe i atyre sportive.
Në vitin 1989 Diego u martua me Claudia Villafanen, me të cilën ai qëndroi deri sa u divorcua në vitin 2004. Edhe pse ishte e vetmja grua e tij (me celebrim), Claudia sigurisht nuk kishte ekskluzivitetin në zemrën e Maradonës, pasi gjatë viteve të tyre së bashku, ka pasur shumë histori të tjera.
Ceremonia e tyre e martesës, megjithatë, ishte legjendare me një tortë 8 katëshee dhe Fidel Castron midis 1,200 të ftuarve. Nga dashuria e tyre lindën dy vajzat e para të futbollistit: Dalma Nerea dhe Giannina Dinorah.
Midis grave që dashuroi Maradona është edhe Heather Parisi, me të cilën ajo përjetoi një histori dashurie kalimtare, por intensive.
Edhe Caroline e Monakos gjithashtu i hyri në zemër, por pa u kthyer në ndjenja. Në vitin 2017, Carmen Di Pietro zbuloi gjithashtu se ajo kishte një lidhje me kampionin, kur ai luante për Napolin.
Megjithatë, më e përfolura ishte idhja me italianen Cristiana Sinagra, e cila filloi kur Diego u kthye në një “yll” me fanellën e Napolit. Nga lidhja e tyre lindi, në 1986 Diego Armando jr, i njohur nga babai i tij vetëm në vitin 2008 pas një testi të ADN-së.
Një vajzë tjetër e Maradonës, e njohur gjithashtu pas divorcit nga Claudia, është Jana, e lindur nga marrëdhënia me Valeria Sabalain.
Nga ana tjetër, Magali (një tjetër vajzë), nuk u njoh kurrë nga ai: e lindur në vitin 1995, ajo u rrit pa ditur identitetin e prindërve të saj. Pasi nëna biologjike u gjet se cila ishte, Diego nuk e pranoi si fëmijën e tij.
Pas përfundimit të martesës me Villafanen, Maradona ishte i lidhur për shumë vite me Veronica Ojeda me të cilën, në vitin 2003, pati fëmijën e fundit: Diego Fernando.
Ngjarja e lumtur gjithsesi shkaktoi një seri betejash gjyqësore midis familjes së re të kampionit dhe ish-gruas dhe vajzave të tij të para, për çështje të trashëgimisë në të ardhmen. Gjërat u bënë edhe më të komplikuara kur “Pibe de Or”, njohu 3 fëmijë të tjerë nga gra të ndryshme në 5 vitet që kaloi në Kubë (2000-2005).
Dashuria e fundit, të paktën ndër ato zyrtare të Diegos, ishte ajo për futbollisten, Rocio Oliva. Sipas raporteve, të dy kishin planifikuar dasmën para ndarjes në vitin 2018 pas gjashtë vitesh së bashku.

Të tjera
-
Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit, shkak zjarri në afërsi të tunelit në Maqedoninë e Veriut
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar rruga Shk...
-
Europoli godet rrjetin e dr*ogës në Spanjë, Itali dhe Shqipëri, arrestohen 28 persona
Europol, në bashkëpunim me policinë italiane zhvilloi të martën e 8 korrikut ...
-
Si do të kompletohet raporti i IML-së për Agon Zejnullahun? Laboratori i Toksikologjisë jashtë funksionit që disa muaj
Rasti i të riut Agon Zejnullahu në Lipjan, ka shkaktuar reagime të mëdha në o...
-
Theret me thikë një person në Prishtinë
Një rasti i therjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana në Prishti...
-
Çitaku – Kurtit: Jo Albin, ne gjithmonë e kemi respektuar Policinë, ti ke hedhur gurë e mllef ndaj tyre
Sot kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për rastin ...
-
Avokati mbron pesë policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut, gazetari e pyet: “A i kishe përballu ti pesë persona mbi trupin tënd?”
Avokati Besnik Berisha, që mbron pesë zyrtarët policorë të dyshuar për vrasje...
-
PAMJE: Aksident i rëndë te rruga C në Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën C në Prishtinë. Sipas pa...
-
Gjykata refuzon kërkesat e PDK-së dhe Odës Ekonomike për masë të sigurisë ndaj vendimit të ZRRE-së për tregun e hapur energjetik
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se Gjykata Themelore në P...
-
Lushaku- Sadriu për Paris Gurin: Sot, në Kuvend u sulmua jo një deputet, por një zë i ri që guxon të kërkojë llogari
Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Jehona Lushaku- Sadriu, ka thënë se deputeti t...
-
Lirim Mehmetaj reagon për financimin e BIRN-it nga Qeveria: “Jeta Xharra merr 225 mijë euro, ku mbetet objektiviteti?”
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër pas zbulimit të dokumenteve zyrtare...
-
Pamje të rënda nga aksidenti ku humbi jetën një person dhe katër të tjerë u lënduan në Pejë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të komunës s...
-
Përfundon seanca ndaj pesë zyrtarëve policorë për rastin e Agon Zejnullahut
Një rreshter dhe katër zyrtarë të Policisë së Kosovës, të dyshuar për vrasjen...