Lajme

Një grua dhe dy burra bëjnë për spital një person në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 19 September 2022

Një burrë mbrëmjen e së shtunës ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte sulmuar fizikisht nga një grua dhe dy burra të tjerë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia i ka intervistuar personat në lidhje me rastin dhe me vendim të prokurorit u liruan për tu proceduar në mënyrë të rregullt.

‘’Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ishte sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit, një femër dhe dy meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, raportoi policia ./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera