Shëndetësi

Një gabim i vetëm gjatë ditëve të ciklit menstrual mund t’ju marrë jetën

Autori: Gazeta inFokus 00:06 | 20 February 2018

Sipas studimeve të ndryshme dhe raporteve mjekësore, të harrosh të heqësh tamponin është më e zakonshme nga se mendohet dhe rastet kur femrat janë prekur nga sindromi i shokut toksit (një infeksion, shkaktuar nga materiali absorbues që gjendet në produktet sanitare) nuk kanë qenë të pakta! .

Sipas Klinikës Mayo, ka dy mënyra sesi tamponi thithës të shkaktojë TSS: Kur ata harrohen për një kohë të gjatë, mund të shndërrohen në një terren ushqyes për bakteret.

Përveç kësaj, fibrat absorbuese mund të gërvishtin sipërfaqen e vaginës, duke bërë të mundur për bakteret apo toksinat të infektojnë! Mjedisi bëhet i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve toksike (stafilokoku i artë) dhe simptomat janë temperatura dhe ethet.

-Advertisement-

Gjendja mund të përkeqsohet nëse nuk reagohet menjëherë dhe nëse nuk mjekohet mund të jetë edhe fatale.

Ndonëse në fletën udhëzuese thuhet qartë që tamponët duhen ndërruar çdo 4 orë, shumë femra e abashkalojnë këtë fakt duke vënë në rrezik shëndetin e tyre.

Ndonëse në dukje janë mjaft të thjeshtë përdorimi i tamponave lidhet me probleme të ndryshme, nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur. Tamponët duhet të ndërrohen çdo 4 orë, nëse gjakderdhja është më intensive atëherë edhe më shpesh.

Gjinekologët nuk e rekomandojmë përdorimin e tamponave natën, pasi është e këshillueshme që ata të ndërrohen çdo katër orë. Tamponët nuk ndikojnë në sasinë apo zgjatjen e ciklit menstrual, sepse kjo varet nga hormonet dhe është individuale tek çdo femër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera