Lajme

Një foshnjë u lind në Busha të Ukrainës derisa vazhdonin bombardimet

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 16 March 2022

Ukrainasja Anna Tymchenko ishte e frikësuar. Ajo kishte qenë duke e sjellur në jetë foshnjën e saj, derisa vendlindja po i bombardohej dhe banesa i dridhej.

Ajo dhe burri i saj ishin të bllokuar pa energji elektrike, ujë të pijshëm apo ndonjë mjek.

Qyteti i vogël Bucha, 30 kilometra larg nga Kievi, është përballur me bombardime pothuajse të pamëshirshme.

-Advertisement-

Bashkëshorti i Anës, Volodymyr, ishte i shqetësuar mes qëndrimit në Bucha ose përpjekjes për të ikur. Kur më në fund u përpoqën të arratiseshin me makinë, u desh të ktheheshin kur dëgjuan se një kolonë automjetesh ushtarake ruse po shkonte drejt tyre.

“Më pas vendosëm të qëndronim në apartament”, tha Anna 21-vjeçare për BBC.

Kur ajo filloi të lindte në orët e vona të 7 marsit, ajo i kishte thirrur fqinjët e saj për ndihmë. Ata pranuan t’i ndihmonin, por asnjëri prej tyre nuk kishte përvojë në lindjen e foshnjave.

“Kur doli koka e foshnjës, ne u trembëm”, tha njëra nga fqinjët, Viktoria.

“Ajo ishte blu dhe ne nuk dinim çfarë të bënim. Ajo nuk qau në fillim, ne filluam ta godisnim, më pas ajo qau dhe ne të gjithë brohoritëm”, shkruan BBC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera