Një femre i grabitet çanta në Ferizaj, arrestohet një person
Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 03 November 2021
Dy persona të dyshuar, të martën në mbrëmje kanë grabitur çantën me portofol dhe dokumente të një femre, me ç’rast kanë intervenuar qytetarët, të cilët ia kanë ndalë ta ndalojnë njërin nga të dyshuarit, i cili është arrestuar nga policia.
Në raportin e Policisë thuhet se “mbrëmë (02.11) rreth orës 20:35, stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion se në Rugën “Zenel Hajdini’’ në Ferizaj është një rast i grabitjes”
“Në lidhje me këtë, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se dy persona të dyshuar, njëri duke e mbajtur me forcë për krahu viktimën femër , kosovare dhe tjetri i dyshuar , me forcë i grabit nga çanta portofolin me dokumente dhe para në vlerë prej 90 euro”, thuhet në njoftim.
“Disa qytetarë me të dëgjuar reagimet e viktimës femër, i dalin në ndihmë dhe arrijnë që ta ndalojnë njërin të dyshuar me inicialet M.B. 16 vjeçar, ndërsa tjetri ik në drejtim të panjohur.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe shoqërohet në stacionin policor në Ferizaj.
“Pas intervistimit nga policia, në prani të prindit të tij dhe avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore, në kërkim edhe të dyshuarit të dytë”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar dhe lavdëruar qytetarët , për guximin dhe shembullin e treguar , për ndihmën e ofruar qytetares dhe ndalimin e të dyshuarit gjatë grabitjes.
Të tjera
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...