Një fëmijë ukrainas nxirret nga rrënojat e një pallati të shkatërruar nga raketat ruse
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 17 December 2022
Ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat e një pallati trupin e një fëmije ndërsa kërkonin gjatë orëve të agimit për të mbijetuar pas goditjes nga një raketë ruse në qytetin Kryvyi Rih në Ukrainën qendrore.
Ukraina tha se 16 nga 76 raketat ruse të lëshura të premten kishin depërtuar në sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Kjo është vala e fundit e sulmeve ruse në Ukrainë që kanë vënë në shënjestër infrastrukturën energjitike të atij vendi, pjesë e strategjisë së Kremlinit për të lënë në errësirë dhe të ftohtë popullin ukrainas gjatë dimrit.
Valentyn Reznichenko, guvernator i rajonit Dnipropetrovsk, ku ndodhet qyteti Kryvyi Rih, shkroi në rrjetin Telegram se, “ekipet nxorën trupin e një fëmije18 muajshe nga rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga një raketë ruse.” Katër persona u vranë nga raketa ruse dhe 13 u plagosën, katër prej tyre ishin fëmijë, thanë autoritetet.
Guvernatori Reznichenko tha se goditjet ruse vazhduan gjatë natës, duke dëmtuar rrjetin e energjisë elektrike dhe shtëpitë në qytetet Nikopol, Marhanets dhe Chervonohryhorivka, që shtrihen përtej lumit Dnieper, përkarshi centralit bërthamor Zaporizhzhia që është nën kontrollin e forcave ruse.
Mëngjesin e së shtunës, udhëheqja ushtarake ukrainase tha se forcat ruse kishin shtuar intensitetin e goditjeve me raketa. Kievi nuk tha se sa raketa ruse ishin shkatërruar nga mbrojtja ajrore.
Sulmet e së premtes, që vunë në shënjestër shumë pjesë të Ukrainës qendrore, lindore dhe jugore, përbëjnë një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit Kiev që nga fillimi agresionit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Autoritetet thanë se Kievi u sulmua me rreth 40 raketa të premten dhe pothuajse të gjitha u asgjesuan nga mbrojtja ajrore.
Punonjësit e qytetit u përpoqën të rregullonin sistemet e dëmtuara të shpërndarjes së ujit dhe energjisë. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi të shtunën se dy të tretat e shtëpive ishin rilidhur me rrjetin elektrik dhe se të gjitha shtëpitë kishin furnizim me ujë. Sistemi i metrosë po ashtu rifilloi punën pasi një ditë më parë u përdor si vendstrehim.
Kreu i provincës verilindore të Kharkiv-it, Oleh Syniehubov tha të shtunën se energjia elektrike ishte rikthyer në të gjithë rajonin, duke përfshirë qytetin Kharkiv, metropolin e dytë më të madh të vendit./VOA/AP
Të tjera
-
Haradinaj takohet me Latimer: Fola për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë në ShBA, ë...
-
Arrestohet i dyshuari i dytë e dorëzon veturën e vjedhur në Ferizaj
Policia sot e ka arrestuar F.D. i dyshuar për vjedhjen e një veturë të tipit ...
-
Haradinaj viziton policët te pika kufitare ku u afruan forcat serbe
Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosov...
-
Nuk e trajtoi për afër 12 vjet, prokurori thotë se nuk i kujtohet rasti
Besnik Krasniqi, dyshohej se kishte plagosur me pushkë 60-vjeçarin H.B në vit...
-
Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që...
-
Bedri Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë, më të zhvilluar
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është kthyer nga Franca dhe...
-
Tatimi në pronë, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe a...
-
“Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë” – “Shpërthimi” i Fatos Aliut, bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kritikon edhe vëllanë, Liburn Aliu
Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen ...
-
Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti lụftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Is...
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...