Fokus

“Një fëmije është dasht të ia heqim këmbën dhe kur është zgju e kërkonte”, kryeinfermierja e UÇK-së tregon momentin e rëndë që përjetoi në luftë

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 28 November 2024

Fitnete Seta ka më shumë se tre dekada që ia kushtoj uniformës ushtarake. Seta sot është majore në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shërbeu edhe në Trupat Mbrojtëse.

Ajo në luftë ishte edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në spitalin ushtarak në Zonën Operative të Llapit, shkruan Gazeta Infokus.

Në emisionin Gratë n’Fokus me Meme Smajlin, tash majorja e FSK-së ka rrëfyer se si ka punuar në vijën e parë të frontit për të bërë tërheqjen e të plagosurve.

-Advertisement-

“Ne përveç që kemi ofruar shërbime mjekësore në vend bazë kemi dalë edhe në terren edhe në vijë të frontit dhe kemi ofruar shërbime mjekësore. Kemi bërë evakumin e të plagosurve deri tek një pikë mjekësore ushtarake që e kemi pasë më të afërm ose në spitalin ushtarak të zonës, varëissht prej plagës që kishin”, ka thënë ajo.

Derisa ka treguar edhe një rast të rëndë të një fëmije që u detyruan të ja heqin këmbën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

“Raste kemi pasë edhe të të plagosurve civilë edhe të fëmijëve. Është një rast që prej plagëve të mëdha ka pësuar amputim ose këputje të ekstremitetit të poshtëm të këmbës dhe në atë momentin që e kërkojkë këmbën ka qenë rast shumë prekës, rast shumë i rëndë të ka prek në çdo aspekt”, rrëfen kryeinfermierja e spitalit ushtarak në zonën e Llapit.

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim:

Linku i emisionit të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera