Sport

“Një e nga një do t’i çoj të gjithë në ferr”

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 14 June 2019

Kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov do të rikthehet në kafaz në eventin UFC-242, që zhvillohet më 7 shtator në Abu Dhabi. Në këtë event ai do të përballet me kampionin e përkoshëm të këtij Divizioni, Dustin Poirier.

Gjithsesi, kampioni rus nuk e sheh ende veten të kompletuar, pasi sipas tij, për të qenë numri 1, duhet të mposhtë edhe mjaft rivalë të tjerë. “Më duhet të dueloj e fitoj edhe ndaj mjaft sportistëve të tjerë të këtij Divizioni për të qenë më i miri. Kam planet e mia dhe shpresoj t’i realizoj sa më shpejt ato”, tha Nurmagomedov.

“Fitorja ndaj Conor ka çelur dinastinë time të fitoreve “vip”, por kjo rrugë është ende e gjatë. Në listë është edhe Tony Ferguson, e meriton një shans për të dueluar me mua. Gjithsesi, tani po mendoj për duelin e 7 shtatorit dhe më pas për emrin e rivalit tjetër. Një e nga një do t’i çoj të gjithë në ferr, ashtu siç bëra me Conor”, tha Khabib Nurmagomedov.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera