Një dy vjeçar u dërgua pa shenja jete dje në Spitalin e Gjilanit, deklarohen Prokuroria dhe spitali
Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 04 March 2024
Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se dje një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.
Drejtori i këtij spitali, Arsim Emini në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se viktima është fëmijë i moshës 2 vjeçare. Ai bëri të ditur se inicialet e fëmijës janë D.A. dhe është nga fshati Llabjan.
Ai tha se familjarët nuk kanë ofruar të dhëna për sëmundje të mëhershme dhe gjatë ekzaminimit nuk janë gjetur në trup shenja të traumës.
“Në lidhje me rastin e djeshëm të një fëmijë dyvjeçar me iniciale D.A nga Llabjani është raportuar sot në takim të mëngjesit. Sipas mjekut kujdestar të emergjencës, fëmija është sjellur me autoambulancë pa shenja jete. Familjarët nuk kanë ofruar të dhëna për sëmundje të mëhershme të fëmijës. Në ekzaminim nuk janë gjetur shenja të traumës. Është lajmëruar policia dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë”.
Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjilan.
Zëdhënësja Liridona Xheladini i tha Gazetës Express se trupi i pajetë i 2 vjeçarit është dërguar në IML në mënyrë që të përcaktohen rrethanat e vdekjes.
“Ju njoftojmë se për këtë rast me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat e vdekjes”, tha ajo.
Në raport, Policia e ka cilësuar rastin si “Hetim mbi vdekjen” dhe thuhet se rasti po hetohet.
“HETIM MBI VDEKJEN – Novobërdë 03.03.2024, 15:00. Është raportuar se në spitalin rajonal është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...