Lajme

Një ditë para votimit të qeverisë, Veliu e Mustafa shfaqen të disponuar

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 02 June 2020

Agim Veliu e Isa Mustafa të disponuar një ditë para votimit të qeverisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht është duke mbajtur mbledhjen e Kryesisë së saj.

Pas kësaj mbledhje, LDK pritet të dalë me emrat e ministrave që pritet të votohen nesër për qeverinë Hoti.

-Advertisement-

E ndonëse aty nuk është prezente nënkryetarja Vjosa Osmani, disponimi tek anëtarët e tjerë duket të jetë mjaftë i mirë.

Të paktën kështu vërehet nga disa fotografi që ka postuar LDK në Facebook, brenda kësaj mbledhjeje.

Ndryshe, nesër me fillim prej orës 11:00 pritet të nis seanca për votimin e qeverisë Hoti.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës tash e disa herë kanë potencuar se i kanë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera