Lajme

Një delegacion i lartë i NATO-s viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 25 October 2017

Këshilli Atlantik i Veriut në format të KFOR-it do të vizitojë KFOR-in të premten.

Mësohet se gjatë vizitës, delegacioni i udhëhequr nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Shkëlqesia e Saj, Rose Gottemoeller, do të takojë komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Giovani Fungo dhe autoritetet e nivelit të lartë në Kosovë, duke përfshirë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.

Ndëresa Këshilli Atlantik i Veriut është organi kryesor vendim-marrës politik brenda NATO-s, i përbërë nga 29 përfaqësues të përhershëm të NATO-s nën kryesinë e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

-Advertisement-

Vizita parasheh praninë e Këshillit Atlantik të të Veriut dhe përfaqësuesve të përhershëm të vendeve jo kontribuuese të NATO-s, KFOR-it.

Ai bashkon përfaqësuesit e nivelit të lartë të secilit shtet anëtar për të diskutuar çështjet politike ose operacionale të cilat kërkojnë vendime kolektive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera