Rozë

Një çift si Morata dhe Alice, binjakët fryt i dashurisë

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 09 August 2018

Modelja Alice Cambello, gruaja e futbollistit spanjoll Alvaro Morata, së fundmi lindi binjakët Alessandro dhe Leonardo,

Çifti u bënë prindër për herë të parë, gjersa ishin martuar vitin e kaluar. Ata herë pas here publikojnë fotografi me binjakët, të cilët janë fryti më i ëmbël i dashurisë së tyre.

Së fundmi, Morata me lindjen e binjakëve publikoi një fotografi në Instagram, me një tekst të gjatë i cili shprehte lumturinë por edhe falënderimin për gruan e tij.

-Advertisement-

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë dhe faleminderit Alice, faleminderit që më sole dhuratën më të mirë në botë.Këta muaj ke luftuar si një luaneshë, nuk mund të jem më krenar me ty”, ka shkruar ndër të tjera Morata.

Gjatë ditës së sotme, modelja Alice ka publikuar një foto të lezetshme bashkë me binjakët duke e shijuar një moment të bukur, teksa po flinin.

Futbollisti i njohur Morata dhe modelja nuk kanë ngurruar asnjëherë të publikojnë foto së bashku dhe shprehur dashurinë njëri-tjetrit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera