Një burg pa gardianë apo armë, në Brazil
Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 22 May 2018
Në ditën e saj të parë në qelinë e re, Tatiane Correia de Lima nuk e njohu vetveten. “Ishte e çuditshme të shihja veten time në pasqyrë sërish”, tha 26-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, e cila duhet të shlyejë një dënim prej 12 vitesh heqje lirie në Brazil. “Për një çast nuk arrita ta njihja veten”.
Vendi i Amerikës së Jugut rezulton të ketë popullsinë e katërt më të madhe të burgjeve në botë, ndërsa qelitë shpesh përfundojnë në qendër të vëmendjes për shkak të kushteve ekstremisht të rënduara, me mbipopullim të vazhdueshëm dhe dhunë të ndjeshme mes bandave, që provokojnë edhe trazira vdekjeprurëse.
Lima sapo është transferuar nga një burg i sistemit kryesor penitenciar, drejt një ambienti të menaxhuar nga Shoqata për Mbrojtjen dhe Asistimin e të Dënuarve (APAC) në qytetin Itauna të shtetit Minas Gerais.
Ndryshe nga qelitë e sistemit kryesor, që sipas Limës “ta vjedh feminitetin”, në burgun e APAC-ut ajo lejohet të vishet e të shihet në pasqyrë, të bëjë “make up” dhe të lyejë flokët. Por dallimet mes dy lloj burgjeve janë më shumë sesa sipërfaqësore.
Sistemi i “APAC”-ut po merr gjithnjë e më shumë vlerësime si më i sigurtë, më i lirë dhe më human, krahasuar me burgjet e kapluar nga kriza të Brazilit.
Më 20 mars, një burg i ri nga “APAC” u hap në Rondonia, i pari në veriun e vendit, duke e çuar numrin e mjediseve të menaxhuar nga kjo shoqatë në mbarë vendin në 49 të tilla.
Të gjithë të burgosurit e “APAC”-ut duhet të kenë kaluar fillimisht në sistemin kryesor penitenciar, e duhet të kenë treguar keqardhje dhe vullnet për të ndjekur regjimin strikt të punës dhe studimit, që është edhe pjesë e filozofisë së sistemit. Aty nuk ka gardianë apo armë, ndërsa vizitorët përshëndeten nga një e burgosur, që çel derën kryesore të burgut të vogël të grave.
E burgosura të shoqëron drejt një “suite bashkëshortore”, një dhomë e dekoruar në mënyrë të shkëlqyer me një krevat dopio, ku femrat lejohen të kalojnë orë në privatësi me partnerët, që vijnë e i vizitojnë nga jashtë burgut.
Burgjet “APAC” u themeluan fillimisht nga një grup katolikësh në vitin 1972 dhe tashmë koordinohen dhe mbështeten nga organizata joqeveritare italiane “AVSI Foundation”, si dhe Vëllazëria braziliane për Asistencë ndaj të Dënuarve.
Zv.presidenti i “AVSI”-t në Brazil, Jacopo Sabatiello thotë se dashuria dhe puna janë ndër prioritetet në këto ambiente penitenciare. “Këtu, ne thërrasim cilindo në emër, e jo përmes numrave apo pseudonimeve, të cilat mund t’i kenë pasur gjatë jetës kriminale”, thotë ai.
Të burgosurat njihen si “recuperandos” (njerëz në rehabilitim), duke reflektuar kështu fokusin e “APAC” për një drejtësi restauruese dhe rehabilitim. Ato mund të studiojnë dhe të punojnë, shpesh në bashkëpunim me komunitetin lokal. Nëse nuk pranojnë të bëjnë këto, atëherë rrezikojnë t’u kthehen qelive të sistemit kryesor brazilian.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...