Lajme

Një i akuzuar nga “Grupi i Kumanovës”, tentoi të ik nga burgu ditë më parë

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 21 June 2017

Para dy jave është parandaluar arratisja e një të burgosuri që është pjesë e të akuzuarve nga Grupi i Kumanovës. Lajmi bëhet i ditur nga portali dokazm.

Sipas këtij lajmi, arratisja ishte përgatitur dhe se në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe të punësuar në MPB dhe gardianë burgu.”Dokaz” shkruan se nëse konfirmohet ky tentim, hetimet duhet ta zbardhin tërë ngjarjen.

Ndërkohë, procesi gjyqësor po vazhdon kundër Grupit të Kumanovës, që përbëhet prej mbi 30 vetave, të cilët akuzohen për veprimtari terrori në Kumanovë, në Lagjen e njohur me emrin “Lagjja e Trimave”, ngjarje që ndodhi më 9 dhe 10 maj të 2015, ku u vranë 8 policë dhe mbi 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, që përbëhej nga ish-ushtarë të UÇK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera