Lajme

Një 67-vjeçar gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 05 March 2023

Një 67-vjeçar është gjetur pa shenje jete në banesën e tij.

Rasti ka ndodhur gjatë së dielës në veriun e Mitrovicës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i policisë për veriun Besim Hoti.

-Advertisement-

Hoti tha se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja të dhunës.

“Besohet se vdekja është natyrale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Hoti.

Ai theksoi se policia ka nisur hetimet lidhur me rastin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera