Lajme

Një 22-vjeçar gjendet pa shenja jete në Malishevë, Policia nisë hetimet

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 26 December 2022

Sot rreth orës 08:50 në fshatin Mirushë të Malishevës, një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se me të marrë informatën, policia bashkë me një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 8:50 në fshatin Mirushë-Malishevë është raportuar për një person i cili dyshohej të ishte pa shenja jete. Policia ka dalë në vend-ngjarje si dhe një ekip mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur në vitin 2000. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”, tha Elezaj për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera