Lajme

Nitaj i AAK-së deklarohet për demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 09 February 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se presidenti, kryeparlamentari dhe kryeministri po përpiqen ta gjejnë një zgjidhje normale dhe të pranueshme për demarkacionin me Malin e Zi.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se AAK’ja nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje duke shtuar se fjalën e fundit do ta kenë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Duke folur për propozimet që janë dhënë për zgjidhjen e kësaj çështje, Nitaj ka thënë se nënshkrimi i një aneks marrëveshje nga të dyja palët ka kuptim derisa, sipas tij, vetëm premtimet publike gojore do të ishin shaka.

-Advertisement-

Deputeti Nitaj ka folur edhe për qeverisjen në vend.

Ai ka theksuar se ka një qasje serioze për temat e mëdha, për dialogun me Serbinë dhe për përmbushjen e obligimeve në procesin e integrimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera