Lajme

NISMA përjashton mundësin e takimit me LDK-në dhe Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 07 July 2017

Deputeti i zgjedhur i Nismës, Bilall Sherifi, ka përjashtuar mundësin e takimit të Nismës me LDK-në dhe VV-në, për të biseduar rreth formimit të qeverisë.

Sipas Sherifit,  një takim i tillë  mund të ndodhë vetëm se bashku me mandatarin tyre Ramush Haradinajn.

“Ne së bashku me mandatarin Ramush Haradinaj, mund të bisedojmë me të gjitha partitë politike të cilat janë të interesuara të marrin pjese në formimin e institucioneve, por veç e veç nuk mendoj që është e duhur, prandaj të gjitha takimet duhet të bëhen me mandatarin dhe me kryetarët e partive tjera”, deklaroi Sherifi për GazetaBlic.

-Advertisement-

Kjo deklaratë e Sherifit vjen pasi  që Lidhja Demokratike e Kosovës,  dhe Vetëvendosja janë shprehur të hapura për një takim më Nismën, rreth formimit të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe sipas rezultateve, koalicioni PAN do të ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, 32 ulëse dhe koalicioni LAA do të ketë 29 ulëse./GazetaBlic.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera