Lajme

NISMA me nismë që ta shpall “person non grata” Mytaher Haskukën”

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 30 October 2020

Nisma Social Demokrate ka nisur një nismë që të shpallë, kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën, “person non-grata”, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo u bë e ditur në jë njoftim nga dega e kësaj partie në Prizren, ku thuhet se e gjithe kjo po bëhet për shkak të situatës së jashtëzakonshme jo të mirë politike në këtë komunë.

Njoftimi:

-Advertisement-

“NISMA  Socialdemokrate – Dega në Prizren, duke parë situatën jashtëzakonisht jo të mirë politike në Prizren, dhe duke parë dështimet e Kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, në veçanti sot pas dështimit të Seancës së Kuvendit, në konsultim me Kuvendarët e saj, NISMA do të fillojë bisedimet edhe me partitë e tjera opozitare për thirrje të një seance të jashtëzakonshme për ta shpallur Mytaher Haskukën “Person Non Grata”.

Kjo, sipas tyre, për arsye se si qytetar me origjinë nga Prizreni ka keqpërdorur besimin e qytetarëve nga zgjedhjet e fundit lokale duke dëmtuar rëndë imazhin e qytetit tonë, me qeverisjen e keqe, me shumë afera korruptive dhe njerëz të cilët tashmë kanë aktakuza nëpër Gjykata dhe shumë të tjerë duke u hetuar për shkelje ligjore dhe vjedhje të parasë publike!

Z.Haskuka si qytetar i papërgjegjshëm ka renditur Prizrenin si Komuna me perfomancë qeverisëse nga më të dobëtat në Kosovë, në të gjitha dikasteret e jetës publike, ndërsa në anën tjetër fajëson dhe ofendon kuvendarët pa kurrfarë baze deri edhe në injorim duke mos marrur pjesë në Seanca të Kuvendit të Prizrenit ku trajtohen çështje jetike për qytetarët”, thuhet në komunikatën e kësaj partie”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera