“Nisma” e Prizrenit i gëzohet lajmit që Supremja obligon KQZ’në ta certifikojë Zafir Berishën
Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 20 September 2017
Pas vendimit që Gjykata Supreme mori ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që në fakt e obligoi që t’i certifikojë kandidatët që i ka decertifikuar si; Zafir Berishën, kandidat për kryetar të Prizrenit si dhe dy kandidatë të tjerë.
“Lajmi apo thënë më mirë vendimi i gjykates supreme lidhur me kandidatin për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha, është për tu pershendetur dhe njëherit është inkurajuese që më në fund të fillojmë të besojmë se drejtësia në Kosovë, do të vendoset në binaret e duhur”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Nisma, shkruan Express.
“Ne NISMA për Kosoven-DEGA në Prizren, konsiderojmë se vendimi i KQZ-së, përveç se ishte i padrejtë, ai ishte më se i qëllimshëm, ngase u mundua që kryetarin e DEGËS NISMA në Prizren, ta privoi nga e drejta për të kandiduar për kryetar të Prizrenit, aq më keq në hyrje të fushates zgjedhore për zgjedhjet lokale. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe, përveç se një atak nga çarçe të caktuara, për ta degraduar DEGËN E NISMA–s në Prizren, në veçanti personalitetin e Zafir Berishes, njeri ky që konsiderohet të jetë fitues i pakontestueshëm i zgjedhjeve lokale. Oponentët e caktuar politik, mbase u munduan që në këtë garë zgjedhore, NISMEN në Prizren, ta fusin me një hendikep të madh, duke etiketuar kështu kryetarin e DEGËS, njëherit kandidatin për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, mirëpo këtë nuk e arriten dhe se nga sot, ne do të jemi akoma edhe më të fortë dhe më unik, drejtë realizimit të objektivave dhe programit tonë, derisa veprimi tyre veçsa na e ka kapitalizuar suksesin tonë në zgjedhjet e 22. Tetorit”, shkruan në komunikatë.
Nisma për Kosovën – Dega në Prizren konsideron se nga kjo ngjarje, siç e quajnë ata, “storje tendencioze”, i është shkaktuar dëm edhe qytetarit të Prizrenit.
“NISMA –DEGA Prizren, falenderon qytetarët e Prizrenit, për përkrahjen e madhe të tyre, gjatë kësaj kohe sa ne u ballafaquam me akte të padrejta dhe qëllimkëqija, dhe njëkohësisht nga tash urojmë fitoren e NISMA-s, e cila njëherit është edhe fitore e qytetarit të Prizrenit”, thuhet në e-mailin e dërguar nga Zyra për Informim nga Nisma për Kosovën – Dega në Prizren.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...