Lajme

Nisin telashet për Ishujt ku zbarkuan ushtarët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 04 March 2023

Kosova vendosi vitin e kaluar të dërgojë trupa në Ishujt Falkland si pjesë e një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar. Kontigjenti i vogël i pjesëtarëve të FSK u kthye nga ishujt në shkurt të këtij viti. Ky vendim kishte nxitur reagimin e Argjentinës e cila këto ditë e njoftoi Londrën se dëshiron të rinegociojë për sovranitetin e ishujve.

Argjentina e ka njoftuar Mbretërinë e Bashkuar se do të tërhiqet nga Pakti Foradari -Duncan duke kërkuar negociata të reja rreth çështjes së sovranitetit për Ishujt Falkland, për të cilat dy vendet kishin luftuar në vitin 1982. Por, Londra menjëherë i është përgjigjur se këta ishuj i takojnë Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri i Jashtëm argjentinas Santiago Cafiero për këtë vendim të Buenos Aires e ka njoftuar homologun e tij britanik James Cleverly në Nju Delhi, gjatë takimit të ministrave të jashtëm të G-20. Qeveria argjentinase ka propozuar një takim me përfaqësuesit britanikë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

-Advertisement-

Kryediolomati Cleverly ia ka kthyer menjëherë: “Ishujt Falkland janë britanikë,” shkroi ai në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera