Lajme

Nisin pagesat për stafin e angazhuar në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 08 November 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar pagesat për anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe stafit teknik që kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se deri tashti në Ministrinë e Financave janë dërguar listat e personave të angazhuar në 22 komuna.

“Deri tashti janë dërguar për në Ministrinë e Financave listat për personat e angazhuar në 22 komuna: Deçan, Gjakovë, Drenas, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri, Zubin- Potok, Junik, Mamushë, Han i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Elezi ka thënë se për shkak të ndonjë gabimi teknik mund të mos i transferohen paratë ndonjë personi.

Por, sipas tij, për këtë problem ata mund të drejtohen te Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komunat përkatëse.

“Mund të ndodhë që ndonjë personi të mos i transferohen mjetet për shkak të gabimeve në shënimin e numrit të llogarisë apo edhe për shkak se llogaria mund të mos jetë aktive. Këto raste duhet të bëjnë përmirësimet e nevojshme tek Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komunën përkatëse ku kanë qenë të angazhuar dhe do të ridërgohen për transferim të mjeteve që u takojnë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera