Lajme

Nisin hetimet për mundësinë e falsifikimeve të hartave nga komisioni i kaluar për Demarkacion

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 30 December 2017

Prokuroria ka konfirmuar se ka nisur hetimet për mundësinë e falsifikimit të hartave nga Komisioni i kaluar Qeveritar.

Zyrtarë të Prokurorisë së shtetit kanë bërë të ditur se prokurori i shtetit ka bërë të gjitha pretendimet e parashtruara dhe në qoftë se gjenden elemente të ndonjë vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare do t’i ndërmarrë veprimet e duhura ligjore.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka ndaluar së proceduari projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi në seancë të Kuvendit, derisa të marrë një përgjigje nga Prokuroria rreth hetimeve për mundësi të falsifikimit të hartave nga komisioni i kaluar qeveritar.

-Advertisement-

Prokuroria e shtetit i ka konfirmuar RTK’së se akoma është në fazën e verifikimeve të pretendimeve të parashtruara.Përmes një përgjigje elektronike, zyrtarë të prokurorisë së shtetit kanë bërë të ditur se prokurori do t’i verifikojë të gjitha provat e parashtruara dhe nëse gjenden elemente të ndonjë vepre penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare do t’i ndërmerr veprimet e duhura ligjore.

Prokuroria e shtetit nuk ka bërë të ditur se kur do të dalë me të dhëna në rast se ka pasur ose jo falsifikim të hartave të paraqitura në raportin e Komisionit të udhëhequr nga Murat Meha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera