Lajme

Nisin hetimet për 4 ish-drejtorë për ndërtime pa leje në pronën e “Infrakosit”

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 13 August 2018

Katër ish-drejtorë të Ekzekutivit të kaluar të Komunës së Prizrenit janë duke u hetuar nga Prokuroria Themelore komunale. Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ish-drejtorët e Drejtorisë së Urbanizmit të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, Sadik Paçarizi, Visar Islamaj dhe ish-drejtori i Inspektoratit, Bujar Nerjovaj, dyshohen se kishin keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare, duke lejuar ndërtime në pronën e Hekurudhave të Kosovës, shkruan Koha Ditore. Bashkë me ish-drejtorët po hetohen edhe disa zyrtarë të tjerë të Komunës së Prizrenit.

I dyshuari Nijazi Kryeziu aktualisht është këshilltar politik i kryeparlamentarit Kadri Veseli. Ndërsa Bujar Nerjovaj, zëvendësministër i Administratës Publike në qeverinë e Ramush Haradinajt. I dyshuari i tretë, Sadik Paçarizi, vazhdon të përballet me drejtësinë në rastin “Muja”. Komuna e Prizrenit ishte paditur nga kompania e hekurudhave NP IHK ‘Infrakos’ SHA. për lejimin e ndërtimeve në pronën e tyre

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera