Lajme

Nisë ndryshimi i ligjit të punës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 26 June 2018

Qeveria e Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për rregullimin e fushës nga marrëdhënia e punës, bën të ditur Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

“Ky Koncept Dokument i paraprinë Ligjit të Ri të Punës, me anë të së cilit MPMS synon rregullimin e marrëdhënies së punës, avancimin e të drejtave të punëtorëve konform standardeve ndërkombëtare, krijimin e një ambienti të qëndrueshëm ekonomik për punëdhënësit dhe investitorët e huaj”, ka shkruar Ministri Reçica.

Ai ka theksuar se ky dokument gjithashtu i paraprinë edhe krijimit të Ligjit për Lehonat, ku për herë të parë planifikohet trajtimi i lehonave të papuna.

-Advertisement-

Poashtu në kuadër të këtij, është paraparë edhe pushimi prindëror.

“Rregullimi i marrëdhënies së punës, avancimi i të drejtave të punëtorëve dhe nënave lehonë janë prioritete tona që po konkretizohen suksesshëm”, përfundon Reçica në postimin e tij në Facebook./Gazeta Fokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera