Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Autori: Gazeta inFokus
09:06 | 11 January 2025
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nga ora 12:00.
Dje ishte edhe dita e fundit e legjislaturës së tetë e Kuvendit të Kosovës meqë sipas ligjit zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni 30 ditë para përfundimit të mandatit.
Siç ka njoftuar Komisioni Qendror Zgjedhor gjithsej 2.075.868 votues brenda dhe jashtë Kosovës do të zgjedhin mes 28 subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje me gjithsej 1.280 kandidatë që do të garojnë për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës.
Partitë politike sot hapin zyrtarisht fushatat e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në sallën “Shani Nushi” në Gjakovë, duke filluar nga ora 18:00.
Partia Demokratike e Kosovës do ta bëjë hapjen zyrtare në sallën “1 Tetori” në Prishtinë me fillim nga ora 16:30.
Lidhja Demokratike e Kosovës bën hapjen zyrtare nga Pallati i Rinisë në Prishtinë me fillim nga ora 17:00.
Ndërkaq, koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal me rastin e nisjes së fushatës zgjedhore në Kosovë bëjnë nderime në memorialin e familjes Jashari në Prekaz nga ora 10:45.
Po ashtu, Koalicioni për Familjen hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme nga ora 18:30m në Klan Arena.
Më 9 janar ka filluar procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes./Express/

Të tjera
-
Bllokimi politik, Rohde i shqetësuar: Çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij ...
-
Në tre vitet e para të qeverisjes së Albin Kurtit: Mbi 136 mijë kosovarë morën viza për të punuar e jetuar jashtë Kosovës
Instituti GAP ka publikuar sot një raport të detajuar mbi emigrimin dhe fuqin...
-
Një veturë rrokulliset në urën e hekurit në Zveçan, policia jep detaje
Një veturë është rrokullisur dje në Zveçan. Sipas policisë, më datën 29.04.20...
-
KQZ ndan mbi 3.6 milionë euro për subjektet politike për vitin 2025, para merr edhe Lista serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka ...
-
Autoriteti i Konkurrencës reagon për ngritjet e çmimeve, nisin monitorimin e tregut
Pas rritjes së çmimeve të bukës, kafesë dhe disa prej produkteve të shportës ...
-
Ambasada e Gjermanisë i kushton disa vargje kulturës kosovare për kafenë: “Çdo gllënjkë është dëshmi e ngrohtësisë dhe mikpritjes”
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social...
-
Morën peng 68-vjeçarin dhe ia shantazhuan bashkëshorten, arrestohen 5 persona në Tiranë
Pesë persona kanë rënë në pranga pasi kanë marrë peng një 68-vjeçar në një zo...
-
Këto janë profesionet më të kërkuara në Kosovë për vitin 2023-2024
Instituti GAP sot ka publikuar raportin “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë...
-
Hekuran Murati akuzon Përparim Ramën për shkelje të ligjit në rastin e sheshit “Xhorxh Bush”, fton organet ta hetojnë rastin
Ministri në detyrë i Ekonomisë, Hekuran Murati, ka ngritur akuza serioze ndaj...
-
Arben Vitia arrin në QKUK pas shṗërthimit të veturës së U.D drejtorit Osman Hajdarit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka arritur në QKUK pas shpërt...
-
Policia e konfirmon zhdukjen e Aurel Krasniqit në Fushë Kosovë
Një fëmijë është raportuar i zhdukur sot në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Info...
-
Krasniqi-qeverisë: Populli po vuan nga paaftësia juaj
Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se qeveria po i trajton qy...