Nis takimi trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 17 December 2024
Një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me të dërguarin e Bashkimit Evropian është duk u zhvilluar në Bruksel në kuadër të dialogut, të cilin e lehtëson blloku.
Sikur edhe herëve të mëparshme, së pari u zhvilluan takimet dypalëshe të përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me shefin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Takimi i përbashkët trepalësh mes tyre filloi pas orës 15:00.
Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, në këto takime do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.
Takimi i fundit në këtë nivel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Prej atëherë nuk ka pasur takime tjera.
Sipas burimeve diplomatike të BE-së, Lajçak u ka raportuar ndërkohë përfaqësuesve të vendeve anëtare për gjendjen me dialogun dhe ka thënë se palët kanë treguar mungesë të qartë të gatishmërisë dhe vullnetit për të bërë ndonjë progres në zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve.
Ndërkohë, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet aktivisht në procesin e dialogut.
Mandati i të dërguarit të Posaçëm për Dialog, Miroslav Lajçak, i vazhduar disa herë, do të përfundojë në fund të muajit janar të vitit që vjen.
Ndërkohë pritet që Kaja Kallas, në bashkëpunim me vendet anëtare, të vendosë lidhur me vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe rreth asaj se a do të ketë pasardhës të Lajçakut në atë pozitë dhe kush do të jetë ai.
Bashkimi Evropian do të përsërisë sot thirrjen për Kosovën dhe për Serbinë që “pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin për zbatimin e saj, sikur edhe të gjitha obligimet tjera që kanë dalë nga procesi i dialogut”.
Për Kosovën do të përsëritet thirrja që pa vonesa të nisë procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa për Serbinë të nisë procesin për njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.
Kosovës dhe Serbisë do t’iu përsëritet sërish se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve do të vazhdojë të jetë kusht edhe për rrugëtimin e tyre në procesin e integrimit në BE.
Këto thirrje pritet të jenë në konkluzionet për zgjerim që do të miratohen të martën në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së. /REL/
Të tjera
-
Haradinaj në takim me studentë, premton krijimin e fondit për financim të punësimit të parë të të rinjve
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Premtimi i Bedri Hamzës: 100 euro në muaj për familjet që detyrohen t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot ka vizituar edhe rrjeti...
-
Gjermania i dhuron Policisë së Kosovës donacion afro 300 mijë euro
Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Kufi , ka pranuar një donacio...
-
Bislimi jep detaje për arritjen e marrëveshjes për të pagjeturit
Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, pas përfundimit të takimit trepalës...
-
Andin Hoti për marrëveshjen për të pagjeturit: Moment i rëndësishëm, do t’i adresojmë shqetësimet tona
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka thë...
-
Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e karabinierëve italianë
Sot, komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico ...
-
BE-ja nis hetim ndaj TikTok-ut pas dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet rumune
Bashkimi Evropian (BE) e ka nisur një hetim ndaj platformës kineze të rrj...
-
Tërmeti godet Shqipërinë, kjo ishte epiqendra
Një tërmet i fortë ka goditur para pak minutash në Shqipëri. Epiqendra e t...
-
Bedri Hamza takon pensionistët: Pensionet e moshës rriten për 70%, ato kontributdhënëse rriten të përshkallëzuara sipas viteve të punës
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Shoqatën e Pens...
-
Petkoviq pas takimit trepalësh në Bruksel: Është hequr pengesa e fundit për zbatimin e deklaratës për të pagjeturit
Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, pas përfundimit të takim...
-
Ky është polici që u qëllua në drejtim të tij para stacionit policor në Pejë
Një rast i gjuajtjes me armë ka ndodh sot rreth orës 16:08 në rrugën “Mbretër...
-
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë
Takimi në mes të kryengociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të e...