Lajme

Nis takimi mes Vuçiqit dhe shefit të NATO-s në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 17 August 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas mbërritjes sot në Bruksel është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Takimi Vuçiq-Stoltenberg ka nisur rreth orës 15:00, ndërsa për në orën 15:30 është paralajmëruar një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentit të Serbisë dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens, transmeton KlanKosova.tv.

Me sekretarin Stoltenberg do të takohen edhe kryeministri Albin Kurti, ku pas takimit pritet të dalin në konferencën e paralajmëruar.

-Advertisement-

Takimi mbahet një ditë para atij të Brukselit, ku do të ballafaqohen kryeministri Albin Kurti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera