Lajme

Nis takimi Kurti-Mustafa

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 22 November 2019

Ka filluar takimi midis kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Ata janë takuar në qendër të kryeqytetit, në njërin nga restorantet e Prishtinës.

 

-Advertisement-

Kurti dje duke paralajmëruar takimin e sotëm tha se liderët prej të cilëve priten vendimet përfundimtare nuk bën të zvarrisin takimet, sepse koalicioni VV-LDK ka shumë punë për të bërë.

 

Ai, gjithashtu ka thënë se në takimin me Mustafën do të diskutohet për çështjet e mbetura për harmonizimin e programit për bashkëqeverisje.

 

Takimi pritet të zgjasë më shumë se 1 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera