Lajme

Nis takimi i shefit të CIA-s me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 23 August 2024

Ka nisur takimi i drejtorit të CIA-s, William Burns me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.

Sipas gazetarit të Klan Kosovës, Besnik Tahiri, takimi pritet të zgjasë rreth 45 minuta dhe aty do të diskutohet mbi çështjet e sigurisë kombëtare, të brendshme e rajonale, njofton Klankosova.tv.

Drejtori i agjencisë më të fuqishme botërore të inteligjencës, zbarkoi të enjten në Prishtinë.

-Advertisement-

Ai u prit në presidencë nga shefja e shtetit Vjosa Osmani – takim nga i cili nuk pati asnjë detaj.

Më pastaj gazetari Tahiri njoftoi se Burns ka shkuar edhe në ndërtesën e agjencisë homologe të CIA-s, atë të AKI-së.

Aty, sipas të gjitha gjasave, takim ka zhvilluar me kreun e këtij institucioni, Petrit Ajeti. As nga ky takim nuk pati informacione se për çfarë u bisedua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera