Lajme

Nis takimi i Osmanit me Scholz dhe Macron në Moldavi

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 01 June 2023

Në Kishinau të Moldavisë ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe presidentin  Francës, Emanuel Macron.

Takimi është duke u mbajtur në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian.

Pritet që temë kryesore e takimit të jetë situata e fundit e sigurisë në rajon e në veçanti, ajo në veri të Kosovës.

-Advertisement-

Presidentja Osmani është e shoqëruar nga shefi i kabinetit, Blerim Vela dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera