Lajme

Limaj ia “grabit” AAK’së Forumin e Intelektualëve, i merr në parti

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 22 May 2025

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka bërë të ditur se Forumi i Intelektualëve do të jenë pjesë e partisë së tij.

Limaj këtë e ka bërë të ditur në një konferencë të paralajmëruar të enjten, me të cilët ishte në koalicion bashkë me AAK’në.

“Sot është një lajm i jashtëzakonshëm për Nismën Socialdemokrate… nga sot e tutje Nismës Socialdemokrate i bashkohet Forumi i Intelektualve, një grup njerëzish, një organizim politik që ka marrë zgjedhje në koalicionin të përbashkët. Po e vazhdojnë jetën e tyre politike dhe kanë zgjedhë të jenë në Nismën Socialdemokrate dhe do të jenë pjesë të pandashme”, deklaroi Limaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera