Lajme

Nis superspektakli Sunny Hill, festivali që ia ndreq imazhin Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 25 July 2024

Pas pak, hapësira në Bërnicë do të ndriqohet nga yje të ndryshëm botërorë të cilët do të jenë mysafirë të Dua Lipës në Festivalin Sunny Hill.

Interesimi për ta ndjekur këtë festival nga afër është i jashtëzakonshëm, ku mijëra vizitorë tashmë kanë nisur t’i zënë vendet e tyre.

Edhe pak minuta e ndajnë publikun nga performanca e yllit të muzikës, Bebe Rexha, e cila pritet të ofrojë një atmosferë elektrizuese.

-Advertisement-

Në këtë edicion të Sunny Hill, pjesëmarrës janë edhe një numër i madh i vizitorëve nga vende të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera