Sport

Nis shitja e biletave për ndeshjet Madagaskar – Kosova dhe Burkina Faso – Kosova

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 14 March 2018

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji në Francë, shkruan infokusi.

Më 24 mars, Kosova do të luajë kundër Madagaskarit, ndërsa më 27 mars do të ballafaqohet me Burkina Faso. Të dyja ndeshjet zhvillohen në Francoville, 20 km afër Parisit, në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland”, që ka kapacitet prej 3.000 ulëseve dhe fillojnë në orën 19:00.

Interesimi për këto dy ndeshje nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Francë dhe vendet tjera evropiane pritet të jetë I madh. Organizatorët e kësaj ndeshje tashmë kanë vendosur në shitje biletat e këtyre dy ndeshjeve dhe të gjithë të interesuarit ato mund t’I blejnë online në linkun www.mybootika.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera