Lajme

Nis sezoni i korrje-shirjeve, Haradinaj: Beteja për bukën është interes strategjik për vendin

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 05 July 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar bujqit me rastin e fillimit të sezonit të korrje-shirjeve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se çdo kokërr gruri për hambaret e Kosovës është detyrë fisnike.

“Beteja për bukën është interes strategjik për vendin. Çdo kokërr gruri për hambaret e Kosovës, është detyrë fisnike. I uroj bujqit e fermerët për nisjen e sezonit të korrje – shirjeve duke i siguruar se gjithmonë do të jem afër dhe avokues për të drejtat e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera